Teksa futbollisti i Cagliarit dhe një ndër talentet më të mëdha të mesfushës italiane, Nicolo Barella, po luan Europianin U-21, Interi sipas “Sky Sport” ka prezantuar ofertën e fundit për të siguruar xhevahirin sard: 36 mln euro plus 4 mln euro bonus që mund të arrihen shpejt dhe 10 mln euro të tjera (që do të arriheshin nëse Interi fiton titull ose Champions).
Veç kësaj, edhe kartonët e Federico Dimarco (në huazim me të drejtë blerje) dhe Alessandro Bastoni (huazim i thatë). Në sfond mbeten PSG dhe Milani. Cagliari do të zhvillojë me ata një takim ditët në vazhdim.