Shkup, 23 shkurt – Konsultime të rregullta bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s do të mbahen sot në Klubin e deputetëve në Shkup. Në konsultime, siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, do të bëhet fjalë për përparimin e përgatitjeve mbrojtëse të Maqedonisë për integrim në Aleancë.