Jerusalem, 2 korrik – Izraeli është duke u përgatitur për pjesëmarrjen e mundshme ushtarake në çfarëdo përplasje në Gjirin Persik midis Iranit dhe SHBA-së, deklaroi sot ministri izraelit i Punëve të Jashtme Izrael Kac, i cili paraprakisht porositi se Irani nuk ka kurrfarë gjasash në luftën ekonomike me Uashingtonin.
Kac në konferencën vjetore për Siguri që mbahet në qytetin izraelit Herzlia, tha se Irani mundet joqëllimisht të hyjë në diçka që e quan “zona gri” në këtë konfrontim.
“Duhet të merret parasysh se vlerësimet e gabuara të regjimit iranian… i nënshtrohen zhvendosjes së “zonës gri” drejt “zonës së kuqe”, gjegjësisht drejt konfliktit të luftës”, tha Kac në fjalimin në konferencë.
“Duhet të jemi të përgatitur për këtë, prandaj Izraeli vazhdon t’i ndërtojë kapacitetet e veta ushtarake në rast se i duhet t’i përgjigjet skenarit i cili nënkupton eskalim”, theksoi ai.
Paraprakisht Kac parashikoi se atë që ai e përshkroi si “luftë ekonomike” kundër Iranit të cilin e kryesojnë SHBA-ja do t’ia dalë edhe krahas druajtjeve të fuqive të tjera botërore.
“Irani nuk ka gjasa në këtë luftë. Prandaj ekziston mundësia përmes një presioni të fuqishëm ekonomik dhe sanksioneve gjithëpërfshirëse të parandalohet luftë dhe të arrihen caqet pa luftë”, tha Kac për radion ushtarake izraelite.(koha.mk)