Shtip, 13 korrik – Numri i të punësuarve në industrinë e tekstilit është ulur deri nga tre deri në pesë për qind, informoi kryetari i Organizatës së punëdhënësve Angel Dimitrov, i cili gjendjen në industrinë e tekstilit e vlerëson si “jo të shkëlqyer”.
“Jam i njoftuar nga shumë kolegë se nuk kanë mjaft punë, që do të thotë se partnerët e huaj kërkojnë tregje të reja, gjegjësisht vendet e Lindjes së Largët duke menduar se me hyrjen e vendit në BE, me rritjen e rrogave dhe standardit, vendi do të bëhet jo konkurrues për këto tregje”, thotë Dimitrov. (koha.mk)