Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Lubin dhe shfrytëzuesve të objekteve të Vilan dhe Dauti Komerc në komunën e Sarajit, nesër prej orës 8:30 e deri në orën 9:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 9:30 e deri në orën 10:30, pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të kompleksit Zllokuqan në komunën karposh, ndërsa nga ora 9 e deri në orën 15 një pjesë e rrugës “Lluka Gerov” në komunën Gjorçe Petrov në hapësirën nga ana e djathtë pas nënkalimit. Siç informoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerje në furnizimin me energji elektrike është realizimi i intervenimeve të planifikuara në elektro-sistem nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.