Çiklisti belg, Bjorg Lambrecht u rrëzua pa pritur në garën e ‘Tour de Pologne’. Talenti 22-vjeçar i çiklizmit, u rrëzua gjatë garës derisa ndërroi jetë pak çaste më vonë, transmeton Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Aksidenti i të hënës në garën e Polonisë ndodhi papritur pasi që gara po rrjedhte normalisht, derisa nuk vërehej asgjë e pazakontë në rrugë, përveç se ajo ishte e lagur nga shiu. Më pas, Lambrecht papritmas rrëzohet, derisa një video e një spektaktori e shfaq edhe momentin fatal.
22-vjeçari rrëzohet duke rënë afër këmbëve të shikuesve, për të mos u ngritur më. Pak më vonë, ai ndërroi jetë në spital. Ai kishte pësuar një çarje të madhe të mëlçisë, duke rezultuar në gjakderdhje të madhe të brendshme, siç e shpjegoi doktori i ekipit të Lotto Soudal, Maarten Meirhaeghe.
Si rezultat, siç e shpjegon Meirhaeghe, Bjorg pësoi arrest kardiak. Ai zbuloi se në rast se një traumë e tillë do t’i kishte ndodhur në spital, shanset për shpëtim sërish do të kishin qenë të pakta.
Më poshtë keni momentin kur ai rrëzohet, që është kapur nga shikuesit në video.