Real Madridi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen. Mediat spanjolle thonë se “Los Blancos”, janë duke biseduar me mesfushorin e Ajaxit, Donny Van de Beek, por danezi është ende në radar.
Danezi javën e kaluar refuzoi mundësinë për t’u transferuar në “Old Trafford”, duke pasur dëshirë për të veshur fanellën e Realit, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta KOHA.
Unitedi nuk e ka në plan të ulë çmimin për Pogban, andaj gjiganti spanjoll ka shumë mundësi që brenda këtyre tri javë të transferojë Eriksenin.