Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren, është shumë afër transferimit te Roma. Kroati nuk luajti në ndeshjen kundër Newcastle United dhe po shpreson që sa më shpejtë të transferohet në Itali. Për 30-vjeçarin ka qenë i interesuar edhe Milani, mirëpo Roma i ka premtuar një vend në ekipin e parë.