Por, nxënësit që vijojnë mësimet në to janë të niveleve të ndryshme
Në këtë hapësirë gjinden gjimnazi Skënderbeu, shkolla e mesme teknike “Fehmi Lladrovci” si dhe një paralele e shkollës fillore “Rasim Kiqina”.
E kjo situatë është shqetësuese për prindërit e nxënësve të nivelit fillor.
Këtë ankese e ka pranuar edhe udhëheqja e kësaj shkolle.
Përpos që në këtë oborr takohen nxënës të grupmoshave të ndryshme, këndej pari ekzistojnë edhe disa lokale ku nxënësit detyrohen të kalojnë cdo ditë.
Këto lokale po vlerësohet se janë të papërshtatshme për ata që ndjekin mësimet në këto shkolla.
Edhe për këtë çështje janë në dijeni Komuna e Drenasit.
Por, thonë se do të bëjnë një zgjidhje.
Këto paralele të shkollës fillore “Rasim Kicina” janë vendosur në këtë objekt për shkak të hapësirës së ngushtë në shkollën ëmë që gjendet në qendër të Drenasit.
Këtu vijojnë mësimet mbi 300 nxënës.