Shkup, 18 shtator – Mbretëria e Suedisë përmes projektit Mbështetje nordike për progresin e Maqedonisë së Veriut ka siguruar 520.000 euro për mbështetjen e organizatave civile dhe mediave me qëllim që të nxitet pjesëmarrja dhe përfshirja e tyre aktive në procesin e inkuadrimit në BE, për çfarë është hapur thirrje publike.
Ai ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e nismave të organizatave civile dhe mediave t’i ndjekin, të angazhohen dhe të marrin pjesë në aktivitetet që janë të lidhura me zbatimin e reformave kyçe lidhur me procesin e inkuadrimit në BE, sigurimin e kornizës së mirë ligjdhënëse dhe zhvillimin e politikave të qëndrueshme në dobi të qytetarëve.
“Organizatat e regjistruara civile dhe mediat kanë mundësi të aplikojnë për grante deri në 33.000 euro në suaza të pjesë së thirrjes e cila dedikohet për mbështetjen e organizatave civile dhe grante deri në 80.000 euro në suaza të pjesë së dedikohet për mbështetjen e mediave. Propozim projektet duhet të jenë me periudhë të implementimit prej tetë deri në dymbëdhjetë muaj dhe të dorëzohen deri më 30 tetor. Kriteret e hollësishme dhe dokumentacioni i nevojshëm për paraqitje mund të gjenden në faqen e internetit të projektit nordiskapoddrska.org.mk,”, theksojnë nga Zyra e UNOPS në Shkup.
Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohen tre sesione informative për prezantimin e thirrjes, ndarje të informacioneve shtesë dhe shpjegim të çështjeve të caktuara për thirrjen në Tetovë më 19 shtator në hotelin Merkur, në Manastir më 24 shtator në hotelin Elinal dhe në Shkup më 27 shtator në hotelin Best Vestern, të gjitha në fillim në orën 12.