Tottenham e shikon zgjidhjen e krizës te merkato. Presidenti Levy e ka të qartë që duhet të bëjë ndërhyrje në merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën pasi diçka të tillë ia ka kërkuar edhe trajneri Pochettino.
Në “orbitën” e drejtuesve është rikthyer emri i Bruno Fernandes, i cili u kërkuar nga “Spurs”-at edhe në verë, ndërsa tani gjërat duken serioze. Mesfushori golashënues i Sporting Lisbonës e kërkonte një transferim të tillë më parë, ndërsa Janari do të jetë momenti i duhur teksa operacioni pritet të mbyllet për 55-60 mln euro.