Kolumbi, 1 nëntor – Së paku një person ka humbur jetën, dhjetëra tjerë janë lënduar, ndërkaq 500 mijë të tjerë mbetën pa rrymë elektrike pas motit të ligë, i cili e përfshiu pjesën më të madhe të SHBA-së, duke filluar nga Karolina e Jugut, e deri në Mejn dhe Ohajo, transmeton gazeta KOHA.
Një burrë humbi jetën pasi që një dru ka rënë mbi taksi veturë në Tenesi. Në periferi të Nju-Jorkut është lënduar një vajzë 19 vjeçare kur mbi të po ashtu ra një dru. Ndërsa nga tornado në Pensilvani i lënduar mbeti një person.
Goditjet nga tornado kanë arritur shpejtësi prej 180 deri në 220 kilometra në orë, konfirmuan nga Shërbimit meteorologjik kombëtar i SHBA-së. Autoritet lokale kumtuan se më së paku njëzet shtëpi janë dëmtuar nga moti i ligë.(koha.mk)