Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Ky short ka sjellë disa përballje mjaft interesante.
Atalanta në këtë fazë do të përballet me Valencian. Presidenti i Atalantas, Antonio Percassi është shprehur i kënaqur me shortin.
“Shorti mund të kishte shkuar më keq. Për mendimin tim Valencia ishte opsioni më i mirë i mundshëm për ne, pastaj do të shohim se si do të shkojë”, deklaroi ai.