Shkup, 18 dhjetor – Në vazhdim të seancës së Qeverisë sot janë miratuar ndryshimet në programin për zvogëlimin e aerondotjes për vitin 2019, me të cilën ndahen 741.000.000 denarë për ndërrim të sistemit ndotës për ngrohje në objektet publike dhe në amvisëritë, si dhe për pajisje për efikasitet energjetike dhe krijimin e sipërfaqeve të reja të gjelbra urbane.
“Prej këtyre mjeteve, 620.000.000 denarë do t’u transferohen komunave në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë, me çka mundësohet faza e dytë nga projekti për ndërrim të trupave ngrohëse të derivateve ndotëse fosile me inverter klima me efikasitet të lartë për 10.000 amvisëri”, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.
Qeveria në këtë seancë mori vendim edhe ta pranojë kërkesën e Komunës së Krushevës që nga buxheti qendror të miratohen 4,2 milionë denarë për financimin e projektit “Ndërtimi i një pjese të infrastrukturës në Qendrës për paraglajding në Krushevë”.(koha.mk)