Shkup, 9 mars – Është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “dhunë” kundër një personi të dyshuar për ngjarjet për sulmet dhe lëndimet e gazetarëve të portalit A1ON, informoi ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu në takimin e sotëm me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani dhe përfaqësuesve të SHGM. Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme (MP), në takim ministri Nuhiu i ka informuar përfaqësuesit e SHGM-së për aktivitetet e ndërmarra të MPB-së në lidhje me ngjarjet në të cilat janë sulmuar dhe lënduar gazetarë të portalit A1On. “Ministri Nuhiu theksoi se në lidhje me këtë ngjarje “tashmë është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “dhunë” kundër një të dyshuari të identifikuar dhe se MPB, në mënyrë profesionale dhe në bazë të kompetencave të tyre ligjore, do të vazhdojë me pastrimin si të këtij rasti ashtu edhe të rasteve të tjera, në të cilat janë dëmtuar përfaqësuesit e mediave”, thuhet në kumtesën e MPB-së.