Shkup, 10 janar – Ministria e Financave e ka vazhduar procesin e hapjes së financave publike para qytetarëve. Në fazë përfundimtare është portali i ri për borxhin publik me të cilin qytetarët do të kenë mbikëqyrje direkte në borxhet e shtetit. Me këtë nga temat e borxheve tërhiqen të gjitha perdet politike, ndërsa qytetarët për një kohë të shkurtër marrin edhe një manual demokratik. Këto procese e rritin besimin e qytetarëve në institucionin.
“Me portalin për borxhin publik që së shpejti do të funksionojë, opinioni do të mund të sheh çdo euro borxh dhe për çka janë harxhuar ato mjete”, ka thënë ministrja e Financave, Nina Angellovska në ligjëratën e dokumenteve teknike për ndërtimin e rrugëve lokale për 35 komuna.
Ajo ka theksuar se tentimi të vendoset si komplot i dërgimit të emaileve nga Kabineti me procedurë për punë dhe komunikim, nuk është asgjë më shumë nga tentimi për pikë politike.
“Nuk do të fshehë. Në këtë pozitë kam ardhur pa asnjë bagazh. Nuk kam as syze të kuqe, as roze e as të zeza. Atë e tregojnë edhe përcaktimet e mia për transparencë. Kam ardhur të punoj dhe të sjell vendimet më të mira për qytetarët”, ka thënë Angellovska.
Në drejtim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, Ministria e Financave para dy muajsh e ka lëshuar platformën “Financa të hapura” përmes së cilës mund të shihen të gjitha pagesat nga Thesari. Që të hapet Thesari për qytetarët, janë bërë ndryshime të rregullores ku me publikimin e të dhënave nga Thesari u bë obligim ligjor. Me këtë sigurohet publikim i këtyre të dhënave pa dallim të asaj se kush është në pushtet dhe cili ministër e udhëheq Ministrinë e Financave.
Ministria e Financave e ka promovuar edhe manualin “realizimi i investimeve kapitale në Buxhetin” ku mund të shihen shpenzimet kapitale të çdo përdoruesi buxhetor. (koha.mk)