Skuadra e Liverpoolit vazhdon serinë e suksesshme të fitoreve në këtë edicion garash, pasi ishte më i mirë se Manchester United me rezultat 2:0. Derbi i javës 23 të Premier Ligës u karakterizua me një lojë interesante, por ishin të përzgjedhurit e Jurgen Klopp ata që dominuan në shumicën e kohës.
Liverpool erdhi në epërsi me golin e Van Dijk në minutën 14. Në minutën 27, gjyqtari i ndeshjes anuloi golin e Firminho pasi Van Dijk më herët ndërhyri në mënyrë të palejuar ndaj portierit De Gea. Edhe një tjetër gol i vendësve u anulua tetë minuta më vonë, pasi që Winajldum ishte në pozitë jashtë loje pas shikimit të sistemit VAR.
Në fund të pjesës së parë Mane pati rast ideal për të shënuar, por De Gea intervenoi për mrekulli duke mos lejuar të pësojë golin e dytë.
Pjesa e dytë nisi fuqishëm nga vendësit që morën shumë shpejt iniciativën në fushë duke krijuar raste të njëpasnjëshme për shënim, por Sallah nuk arriti të shënojë gol në minutën 48, derisa goditja e Henderson u ndal nga shtylla pingule një minutë më vonë.
Manchester United kishte rast të mirë shënimi në minutën 67, por goditja e Fred u dëbua nga portieri i Liverool jashtë vijës fundore.
Salah në minutën e tretë të kohë shtesë përfundimisht heq dilemat për fituesin, duke shënuar edhe golin e dytë dhe fitoren e 21 të Liverpoolit në këtë edicion, duka vazhduar kështu kryesimin në tabelë me gjithsej 64 pikë, transmeton KosovaPress, përcjellë gazeta Koha.