Portieri i Manchester United, Sergio Romero ka shpëtuar pa lëndime nga aksidenti që e pësoi në mëngjesin e ditës së sotme, transmeton Insporti.com, përcjellë gazeta Koha. Numri dy i United është fotografuar duke qëndruar afër veturës së tij të markës Lamborghini që vlen 170 mijë funta, në afërsi të qendrës stërvitore të klubit anglez, Carrington.
Në pamjet që kanë siguruar mediet angleze, vetura e portierit argjentinas duket e shkatërruar por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Besohet se reprezentuesi argjentinas këtë veturë e posedon që nga viti 2017.
Argjentinasi 32 vjeçar është pjesë e klubit anglez që nga viti 2015 dhe këtë sezon ka zhvilluar nëntë ndeshje në Premier Ligë.
Romero ishte pjesë e skuadrës në derbin që United e zhvilloi dje kundër Liverpoolit. United pësoi humbje me rezultat 2:0 në Anfield.
https://twitter.com/i/status/1219222279239938049