Mançester Siti po shqyrton për të gjetur pasardhësin e sulmuesit të tij Serxho Aguero. “Qytetarët” dëshirojnë një “bomber” të pamëshirshëm para portës dhe alternativa e parë është Erling Haland i Borusia Dortmundit. Media britanike “90min” shkruan se klubi anglez do të tentojë ta blejë sulmuesin norvegjez në verën e vitit 2021, kur skadon dhe kontrata e Agueros me Mançhester Sitin. Nëse Dortmundi do të nxirrte në treg Halandin, Siti duhet të paguajë dhe klauzolën e prishjes së kontratës me verdhezinjtë e cila kap shifrën e 75 milionë €.
Megjithatë, trajneri i Mançester Sitit Pep Guardiola ka përzgjedhur një alternativë të dytë nëse operacioni për transferimin e Halandit dështon. Katalanasi ka futur në listë dhe Mauro Ikardin, po argjentinasi mund të blihet nga PSG-ja në përfundim të këtij sezoni.