Tetova është një nga shtatë qytetet e planifikuara për ngritje ose instalim të një patinazhi që arrin 14 milion denarë.Problem i njëjtë është paraqitur edhe në Gostivar. Komuna e Gostivarit, ka dalur me një sqarim për opinion lidhur me mos funksionimin e patinazhit
URIM HASIPI
Tetovë, 17 shkurt – Si edhe shumë projekte që dështuan në Tetovë dhe Gostivar edhe platforma e patinazhit dështoi. E njëjta u vendos në qendër të qytetit, të cilën duhej që qytetarët ta shfrytëzojnë për rekreim por nuk u lëshua në përdorim asnjëherë. Kësisoj, tetovarët nuk kishin fatin që të shfrytëzojnë këtë risi në qytetin e tyre sepse e njëjta u dëmtua ende para se të vihet në funksion edhe pse drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski j tha se me komunën kanë folur për të rregulluar dëmtimet që u bënë platformës së patinazhit, por si duket kjo nuk ka gjasa që të shfrytëzohet aspak. Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi së këndejmi ka thënë se për shkak të kushteve klimatike nuk do të mundet që të funksionoj patinazhi gjatë kësaj kohe. “Sigurisht që do të riparohet, por meqenëse koha nuk na premton se mund të përdoret. Normalisht më vjen shumë keq për faktin se gjërat e mira i shqetësojnë njerëzit. Ndonjëherë ata duhet të mësohen me gjëra të mira dhe gjërat e mira mund të ndodhin. Kështu që ne do ta rregullojmë, e dimrin e ardhshëm mund të kemi më shumë fat që të përdoret, tha Arifi.
Ndërkaq, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski theksoi se platforma e patinazhit në Tetovë, e cila iu dorëzua komunës por nuk ishte vënë në funksion për shkak të dëmtimit, por në ditët në vijim do të riparohet.
“Gjatë festave të Vitit të Ri patinazhi u dëmtua. Është përgjegjësi e komunës që të ruajë dhe të ruajë rendin për patinazhin. Përveç kësaj, ne po flasim me kryetaren e komunës dhe dëmi i bërë do të riparohet dhe qytetarët do të jenë në gjendje të shijojnë atë ose në ditët e ardhshme ose sezonin tjetër, tha Kaevski.
Në fund të dhjetorit, platforma e patinazhit filloi të instalohet dhe në natën e vitit të ri një pjesë e gardhit të aluminit u dogj. Instalimi i patinazheve sportive është një projekt që zbatohet nga Agjencia për Rini dhe Sport. Tetova është një nga shtatë qytetet e planifikuara për ngritje ose instalim të një patinazhi që arrin 14 milion denarë. Problem i njëjtë është paraqitur edhe në Gostivar. Komuna e Gostivarit, ka dalur me një sqarim për opinion lidhur me mos funksionimin e patinazhit. Sipas komunës së Gostivarit, fusha e patinazhit nuk ka qenë në funksion për arsye të kushtet atmosferike.
“Në fakt, fushat e patinazhit janë të projektuara që të mund të jenë funksionale vetëm kur temperaturat maksimale ditore sillen nën 8 gradë celsius. Për fatin tonë të mirë ose të keq, temperatura të tilla gjatë këtij dimri kemi pasur shumë pak ditë, dhe në ato pak ditë kjo fushë jo vetëm që ka qenë funksionale por edhe atë e kanë shfrytëzuar shumë të rinj dhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre”, thuhet në sqarimin e komunës së Gostivarit.
“Sa i përket akuzave të pabaza të degës së BDI-së në Gostivar, kinse janë zhdukur patinat me të cilat Agjencia për Rini dhe Sport e ka furnizuar Sallën Sportive në Gostivar, ua bëjmë me dije edhe atyre edhe secilit që shpreh dyshimin më të vogël se ato gjenden në mjediset e sallës sportive Po ashtu, akuza se patinazhi nuk vihet në përdorim që të shfrytëzohet për parkim të automjeteve, lëre që është e pavërtetë por është edhe tejet e palogjikshme sepse sipërfaqja që zen patinazhi, pavarësisht është në funksion ose jo, s’do mend se nuk mund të shfrytëzohet për parkim”, thonë nga shërbimi për informim në Komunën e Gostivarit. Ndryshe, asnjë prej tetë fushave të patinazhit në qytetet tjera të Maqedonisë nuk ka qenë në funksion gjatë ditëve të ngrohta. (koha.mk)