Kampioni i Anglisë, Leicester City, ka konfirmuar se Craig Shakespeare, do të mbetet kryetrajner i klubit deri në fund të sezonit aktual.
Shakespeare zëvendëson Claudio Ranierin e shkarkuar në fund të muajit shkurt, që pas titullit kampion sivjet ishte në pozitat e fundit të tabelës.
Shakespeare me ndeshjet e para ka bindur bordin që t’i japë besimin për zgjatje të marrëveshjes deri në fund të sezonit.