Diçka 3 pazakontë ka ndodhur së fundmi me një basketbollist. Ai është nxjerrë jashtë avionit për shkakun se ishte i gjatë 2.13 metra, duke e motivuar me shkakun se ishte shumë i gjatë për të fluturuar. Shoqëruesit e fluturimit thanë se lojtari Alexander Kimerov, 20 vjeç, kishte bllokuar hapësirën mes sediljeve me këmbët e tij të gjata. Ekuipazhi i “Podeba Airlines” thirri policinë dhe tre oficerë për ta nxjerrë nga avioni që do fluturonte nga Siberia në Moskë.
Volejbollisti i Dinamos së Moskës postoi videon e incidentit në mediat sociale.
“Çfarë po ndodh me botën miq? Një person e nxjerrin nga avioni vetëm për shkak të gjatësisë së tij. Jo një njeri të zakonshëm, por një sportist që luan për Rusinë. Jam i tronditur me këtë që më ndodhi,” tha Volkov i tronditur në lidhje me trajtimin që iu bë.