Prishtinë, 31 mars – Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës sot parashtroi padi penale kundër presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, për shkak se ai bëri thirrje që të mos respektohen vendimet qeveritare. Sipas gazetës Koha, për veprën parashihet dënim me burg deri pesë vite.
Në arsyetim thuhet se Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve për padëgjueshmëri dhe të mos i respektojnë vendimet qeveritare për ndalesë të lëvizjes së qytetarëve gjatë epidemisë së koronavirusit.
“Qytetarët nuk janë të obliguar t’i respektojnë vendimet jokushtetuese dhe askush nuk mund t’i dënojë për atë. As policia kosovare as organet e sigurisë nuk do të duhej ta zbatonin këtë vendim antikushtetues të Qeverisë, sepse në atë mënyrë kryejnë vepër penale”, deklaroi Thaçi paraprakisht.
Në arsyetimin e padisë penale thuhet se Thaçi e ka thënë atë më 23 mars dhe se me atë ka shkaktuar “paqartësi tek qytetarët”, kaos të mundshëm në rrugë dhe përhapje të infektimit.