Tiranë, 23 korrik – Presidenti shqiptar Ilir Meta reagoi pas statistikës së publikuar të Kombeve të Bashkuara, ku thuhet se në tre dekadat e fundit Shqipërinë e kanë braktisur 1,2 milionë njerëz.
Lidhur me këto numra alarmante, shefi i shtetit shqiptar potencoi se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.
“Është koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë!” ka shkruar Meta në Fejsbuk.
Organizata e Kombeve të Bashkuara pas rishikimit të numrit të qytetarëve shqiptarë të cilët e kanë lëshuar vendin dhe periodikisht, shton se sipas vlerësimit të fundit në vitin 1990 në variantin më optimal, me zero migrim dhe shkallë normale të natalitetit, në vitin 2100 Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1,9 milionë banorë, derisa sipas variantit të mesës një milion banorë.
Sipas skenarit e ulët megjithatë (normë të lartë emigracionit dhe natalitetit të ulët), në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë.