Londër, 16 shtator – Kryeministri britanik, Boris Xhonson sot shfaqi shpresë se pasojat nga bllokada e dytë kombëtare do të jenë humbëse për ekonominë e vendit.
Në pyetjen e deputetit konservator Xhulijan Najt, kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e mediumeve digjitale, mediumeve dhe kulturës, nëse vendi mund të lejojë edhe një bllokadë kombëtare, Xhonson tha se nuk dëshiron një rezultat të tillë dhe se ministrat bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për ta shmangur këtë, transmeton Bi-Bi-Si.
Në pyetjet e Najt për mbështetje të sektorit kreativ, kryeministri britanik tha se qeveria ka bërë investime të mëdha në artet vitale dhe kulturë dhe se qeveria tani më ka plan për rimëkëmbjen e këtij sektori.
Xhonson shtoi se testet e shpejta për Kovid-19, si ato për shtatzëni, mund të ofrojnë mënyrë që t’u mundësohet teatrove dhe stadiumeve të futbollit të kthehen në normale.