Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois bëri një gabim jo karakteristik apo më mirë thënë amator në ndeshjen e tyre të grupit B të Ligës së Kombeve kundër Danimarkës të mërkurën mbrëma.
Belgjika triumfoi me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Danimarkës në ndeshjen e fundit të grupeve në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.
Golat për belgët u shënuan nga Youri Tielemans (4’), Romelu Lukaku (57’, 69’) dhe Kevin de Bruyne (87’), ndërsa për danezët shënuan Jonas Older Wind (17’) dhe një autogol nga Nacer Chadli (86’). Megjithatë, goli i mesfushorit Chadli erdhi i gjithi për fajin e portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.