Shkup, 30 dhjetor – Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me periudha me diell dhe temperatura mbi mesataren. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor dhe juglindor (vende-vende me shpejtësi rreth 80 km/orë). Pasdite, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat gjatë natës do të zgjerohen çdo kund. Në male reshjet do të jenë të borës. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 13 deri 18 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe me erë të përforcuar juglindore. Në orët e mbrëmjes dhe të natës do të ketë reshje të shiut. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 7 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 16 gradë.
Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me reshje të shiut, të cilat vende-vende, posaçërisht në pjesët juglindore, kohë pas kohe do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Në male, në pjesët perëndimore do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Deri në orët e mbrëmjes reshjet pothuajse çdo kund do të ndalojnë, kështu që gjatë natës së Vitit të Ri, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë mot i thatë, përveç në pjesët e skajshme perëndimore ku akoma do të jetë me vranësira me kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male me reshje të borës. Të premten dhe të shtunën moti do të jetë stabil me kushte për mjegull të dobët nëpër disa fushëgropa. (koha.mk)