Sulmuesi italian shkëlqeu në fitoren prej 3:2 ndaj Cagliarit, i cili shënoi golin e dytë për ekipin e Sinisa Mihajlovic, që ishte i 24 deri më tani në Serie A, shkruan Gazeta Express. Kështu, Andrea Belotti është lojtari i parë që realizon 24 gola në një sezon të vetëm në Serie A para moshës 24 vjeçare që kur Andriy Shevchenko e kishte bërë këtë në sezonin 1999/2000. Belotti është golashënuesi më i mirë në Serie A së bashku me Edin Dzekon, me nga 24 gola.