Papa Françesko nuk do ta anulojë vizitën e planifikuar në Egjipt nga fundi i muajit pas sulmeve të djeshme ndaj kishave kopte në Tanta dhe në Aleksandria me ç’rast jetën e humbën mbi 40 persona, deklaroi zëvendëssekretari i Vatikanit, Xhovani Anxhelo Beçu. Ai theksoi se papa deri më tani ka vizituar rajone të rrezikshme, ndërsa autoritetet egjiptiane e bindën se janë ndërmarrë masat e domosdoshme të sigurisë.
Vizita e papa Françeskos në Egjipt është me ftesë të presidentit, Abdell Fatah al Sisi dhe episkopëve të Kishës katolike, patriarkut kopt Tavadros i Dytë dhe të Imamit Suprem të Universitetit Al Azhar, sheik Ahmed al Tajbet. Papa Françesko është paraparë ta vizitojë Egjiptin më 28 dhe 29 prill.