Agjenti Mino Raiola zyrtarisht ka njoftuar krerët e Milanit se ka marrë oferta me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh për portierin Guanluigi Donnarumma dhe pret një ofertë të tillë edhe prej tyre.
“Gazzetta dello Sport” ka shkruar të hënën se Milani i ka ofruar Donnarummas pagë vjetore prej tetë milionë eurosh në vit për ta vazhduar kontratën që i skadon në fund të sezonit.
Te Milani po insistojnë se nuk do ta ngritin ofertën për Donnarumman, i cili në verë mund të mbetet lojtar i lirë.
Portieri 22-vjeçar po kërkohet me ngulm nga skuadrat tjera, ndërsa thuhet se Juventusi është favorit për të siguruar shërbimet e tij. Madje, thuhet se Juventusi i ka ofruar portierit kontratë pesëvjeçare.