Shkup, 9 maj – Numrat tregojnë se epidemia e koronavirusit është qetësuar. Nga 3,108 teste të kryera dje, vetëm 198 ishin pozitive, që është gjashtë përqind e atyre të testuara. Disa kohë më parë kjo përqindje ishte mbi 25. Numri i vdekjeve gjithashtu po zvogëlohet. Dje, u regjistruan 12 persona të cilët nuk fituan betejën me Kovid-19. Më i riu është 37 vjeç nga Krusheva. U regjistruan 333 pacientë të shëruar.
Paralelisht me testimet, zhvillohet edhe vaksinimi. Ministria e Shëndetësisë informon se që nga dita e djeshme, 97,004 qytetarë janë vaksinuar në të gjithë vendin, dhe përmes platformës në internet “vakcinacija.mk” 256.346 qytetarë kanë aplikuar për vaksinim.
“Vaksinimi zhvillohet pa probleme në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, dhe deri më tani numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes platformës në internet vakcinacija.mk është 256.346 qytetarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej atje njoftojnë se në pikat e vaksinimit në shtet në konkludim me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 97,004 qytetarë.
Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër.
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët masivisht të paraqiten në “vaksinacija.mk” pasi kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 738.012 testime të Kovid-19.
Numri i përgjithshëm me Kovid në vendin tone nga fillimi I pandemisë arrin 153.891, numri I pacientëve të shëruar është 137.664, I të vdekurve 5.079, ndërsa numri I rasteve aktive arrin 11.148.
Sipas analizave epidemiologjike, aktualisht rastet më aktive janë në Shkup – 5099, pason Kumanova – 900, Manastiri – 725, Prilepi – 444, Tetova – 447, Ohri – 406. Në qytete të tjera ka më pak se 400 raste aktive.
Numri i të shtruarve në spital po zvogëlohet. Nëse në fund të Prillit kishte rreth 1300 pacientë në spitalet e trajtuara nga Kovid-19, tani ka gjithsej 806. Në Shkup trajtohen 340 persona, dhe në spitalet në të gjithë vendin 466 pacientë. Ka rreth 864 shtretër të zbrazët.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 54 pacientë, në Shtip – 51, Tetovë – 11, Veles – 59, në Kumanovë ka 57 pacientë, Ohër – 55, Prilep – 40, Gostivar – 15, Strugë – 14.
Në spitalin në Strumicë të hospitalizuar janë 50 pacientë, në Koçan 20, Kërçovë – 10, Kavadar – 24, ndërsa në Gjevgjeli po mjekohen gjashtë pacientë.
Në kryeqytet të hospitalizuar janë 340, ndërsa 22 pacientë të rinj janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit. Në Klinikat interne dhe kirurgjike ka shtatë të pranuar, në SPQ “8 Shtatori” 13 pacientë të pranuar dhe dy janë pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle dhe në Institutin për mjekësi fizikale nuk ka të pranuar, ndërsa në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka një pacient të pranuar. Gjatë 24 orëve të fundit në shtëpi janë lëshuar 67 pacientë të shëruar.
Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, një fëmijë është pozitiv në Kovid-19, ndërsa në Gjinekologji nuk ka paciente pozitive. Në Instituin për mjekësi fizikale dhe rehabilitim ka shtatë të sëmurë.
Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Ka rreth 330 shtretër të lirë në spitalet e kryeqytetit.
Nga MPB-ja informojnë se orën policore e kanë shkelut 21 persona, ndërsa 372 janë sanksionuar për mosmbajtjen e maskës.
Ora policore tani zgjatë nga ora 23:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Nga Qeveria paralajmëruan se për lehtësime shtesë të masave kufizuese do të vendoset në fillim të javës së ardhshme.