Arsenali po insiston në transferimin e sulmuesit francez Moussa Dembele, të cilin e sheh si zëvendësim ideal për Alexander Lacazetten që pritet të largohet në verë nga ekipi anglez.
“The Telegraph” ka shkruar të mërkurën se Arsenali i ka ofruar 30 milionë euro për kartonin e Dembeles që është në pronësi të Atletico Madridit, por që këtë edicion po luan i huazuar te Lyoni.
Dembele nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Lyoni, ekip që nuk do ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së tij në verë dhe Arsenali po e sheh si mundësi të mirë transferimin e tij.
Dembele 24-vjeçar ka shënuar një gol në 16 ndeshje këtë sezon në Ligue 1 me fanellën e Lyonit.
Ai ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 kurse karrierë ka bërë edhe te Celticu e Fulhami.