Ankaraja i bëri thirrje Brukselit përfundimisht të përcaktohet nëse BE-ja dëshiron ta shohë Turqinë si anëtare të saj, deklaroi kryeministri Binalli Jëlldërëm në një intervistë për televizionin Blumberg, duke theksuar se Evropa nuk synon ndaj realizimit të obligimeve të imponuara në kuadër të marrëveshjes me Turqinë për tejkalimin e flukseve të emigrantëve, transmeton TASS.
“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të jetë i ndershëm në lidhje me anëtarësimin tonë eventual. Për fillim ata duhet të përcaktohen nëse dëshirojnë të na shikojnë atje. Fillimisht ata vetë le ta zgjidhin atë dhe pastaj edhe ne do t’i tregojmë planet tona për inkuadrimin”, tha Jëlldërëm.
Sipas tij, BE-ja nuk i plotëson premtimet e saj për dhënien e ndihmës financiare për Turqinë në pajtim me marrëveshjen për refugjatët dhe nuk e ngriti çështjen për lehtësimin e regjimit të vizave për turqit. “Në vend të tre miliardë eurove të premtuara, ne marrim vetëm 790 milionë”, nënvizoi kryeministri turk.