Administrata e ushqimit dhe medikamenteve në Amerikë (FDA) ka ndaluar rreptësishtë lëshimin e recetave për fëmijët nën moshën 12 vjeçare që kanë si përshkrim dhënien e medikamenteve me përmbajtje kodein dhe tramadol. Në një deklaratë lëshuar këtë javë ky organ paralajmëroi prindërit që nuk të përdorni asnjë lloj medikamenti apo qetësuesi me përmbajtjen e lartpërmendur pasi ato rrisin rrezikun e problemeve me frymëmarrjen dhe ulin moshën mesatare të vdekshmërisë. Ata gjithashtu paralajmërojnë nënat që ushqejnë me gji për të shmangur përdorimin e ilaçeve që përmbajnë këto përbërës pasi mund të dëmtojnë foshnjat e tyre. Kjo është diçka që është vëzhguar dhe studiuar për vite me radhë.