Shkup, 4 maj – Të enjten, gjatë aterrimit të aeroplanit të Kompanisë “Vizer” nga Londra në aeroportin e Shkupit, është lënduar një udhëtar, shkruan gazeta KOHA. Bëhet fjalë për një shtetas nga Kosova me pasaportë britanike, i cili është lënduar gjatë momentit të aterrimit të avionit që në ora 13 e 15 minuta ka zbritur në pistën e aeroportit Aleksandri i Madh. Udhëtari është lënduar në krah nga xhami i brendshëm, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar dhe zbardhur rastin. Aeroplani është kthyer në Londër, ndërsa udhëtari është ndalur në Shkup për t’ju dhënë ndihma mjekësore. (koha.mk)