Franca do të vazhdojë me plotësimin e angazhimeve në luftën kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri edhe gjatë udhëheqjes së presidentit të ri të vendit Emanuel Makron, deklaroi në takimin e koalicionit ndërkombëtar kundër SHI-së në Kopenhagë, ministri francez i Mbrojtjes, Zhan Iv aLe Drian.
Pasi që është komunikuar për fitoren e Makronit, ai bindi se Franca do të mbetet fuqi udhëheqëse në luftën kundër terrorizmit – në territorin e saj, si dhe në veprimet ndërkombëtare. Rreth 4.000 ushtarë francezë në Sahel dhe 1.200 në Lindjen e Afërt marrin pjesë në luftën kundër SHI-së.