Nga dita e sotme në Qendrën për Stërvitje të Pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec fillojnë stërvitjet e gjeneratës së tetë të kandidatëve për pilotë ushtarakë, stërvitje të cilat parashikohen të mbahen në një periudhë 18 mujore. Në gjeneratën e tetë nga gjithsej 80 të paraqitur janë selektuar gjashtë kandidatë të cilët përfunduan me sukses të gjitha testet selektuese dhe u graduan me statusin kadet. Shkollimin për pilot ushtarak në mënyrë teorike dhe në atë praktike me 10 fluturime me aeroplanin ZLIN-242L kandidatët do ta kryejnë sipas standardeve të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, në adresimin e tij në fillimin e stërvitjeve të shkollimit për pilotë ushtarak deklaroi se shkollimi për pilotë ushtarak ka një rëndësi të madhe për kandidatët personalisht, por edhe për ushtrinë maqedonase.
“Ky trajnim ka një kuptim të fuqishëm si për kandidatët personalisht ashtu edhe për Armatën e Maqedonisë. Ata do të kenë mundësinë të edukohen në njërin ndër qendrat për stërvitje të pilotëve më bashkëkohore në Evropë, ndërsa në këtë pjesë të Evropës sigurisht që kjo është qendra më bashkëkohore. Kemi numër të madh të pilotëve të interesuar nga vende tjera, që vijnë këtu për të shfrytëzuar simulatorët tanë”, tha Jolvski.
Ndërkaq, drejtor i Qendrës për Stërvitje të Pilotëve, Jaari Shraga, shprehu bindje se këta gjashtë kandidatë të selektuar nga ekipi i tij do të kryejnë me sukses shkollimin për pilot ushtarak dhe do të degradohen si pilot të kualifikuar ushtarak.
“Ne do t’u japim juve të gjitha nevojat, përfshirë mjetet dhe stafin profesional pa marrë parasysh atë teknik, instruktorë fluturimi apo administratorë. Kështu që gjithçka është në duart tuaja, varet nga ju a do t’ju shohim në qershor të vitit 2018 të diplomuar nga kjo qendër”, u shpreh Shraga, duke shtuar se këto kandidatë do të trajtohen në përputhje me standardet e larta të NATO-s.
Ndryshe, Qendra për Trajnim të Pilotëve e dedikuar për selektim dhe trajnim të pilotëve për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë është formuar sipas shembullit dhe standardeve të akademisë së lundrimit të Aviacionit ushtarak izraelit.