Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në orën 12:00 do t’ia dorëzojë mandatin për përbërje të qverisë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, informojnë nga kabineti i presidentit të RM-së. Dorëzimi i mandatit pason pasi që presidenti Ivanov mori njoftim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se është formuar shumica parlamentare. Presidenti Ivnaov paraprakisht refuzonte ta ndajë mandatin dhe kërkonte garanca për ruajtjen e unitaritetit të shtetit dhe respektim të Kushtetutës.