Feyenoord ka konfirmuar se, Dirk Kuyt, është pensionuar nga futbolli, tri ditë pasi ndihmoi klubin të fitojë titullin e parë në Holandë pas 18 vjetësh, transmeton Gazeta Express. 36 vjeçari e ka nisur karrierën te Quick Boys, derisa kulminacionin e arriti me Liverpoolin – i cili luajti në “Anfield” nga viti 2006 deri 2012. Gjatë karrierës, ai ka luajtur edhe për Fenerbahçen dhe Utrecht.
Pensionimi i holandezit vjen në momentin më të mirë, i cili shënoi het-trik në sfidën kundër Heracles, ku edhe zyrtarisht Feyenoordi fitoi titullin e kampionit pas 18 vjetëve. Kuyt numëron 798 ndeshje në karrierë me klube, ku ka shënuar 295 gola. Derisa ai ka bërë edhe 104 paraqitje me Kombëtaren e Holandës, duke realizuar 24 gola.