Një burrë rrëzohet nga pema dhe lëndon keq kurrizin e tij, por prekëse mbetet momenti kur qeni i tij shkon pranë dhe nuk i ndahet nga koka deri në momentin e mbërritjes së ambulancës. Jesus Hueche, 28 vjeç nga Argjentina, kishte hipur mbi një pemë pranë shtëpisë së tij, kur rrëshqiti dhe ra nga 4 metra lartësi. Huerche për momentin ishte pa ndjenja dhe fqinjët e tij njoftuan menjëherë ambulancën. Megjithatë, Jesus nuk ishte vetëm pasi qeni i tij Tony nuk e braktisi në asnjë moment duke qëndruar i shtrirë mbi gjoksin e tij. Qeni besnik qëndroi në të njëjtin vend derisa mbërritën mjekët për ta transportuar në spital. Fotot e qenit sapo janë publikuar në internet janë bërë menjëherë virale.
Burri bie nga pema, qeni i qëndron pranë deri sa vjen ambulanca (FOTO)
Leave a comment