BMW ka publikuar konceptin për veturën 8 Series, që do ti bëj konkurrencë rivalit gjerman Mercedes-Benz, në garën për shitjen e veturave luksoze në tërë botën. “Numri 8 gjithmonë ka përfaqësuar majën e performancës sportive dhe ekskluzivitetit tek BMW” ka thënë Drejtori Ekzekutiv, Harald Krueger. Tutje Krueger ka thënë që kjo seri e veturave do të bëj që BMW të shndërrohet në lider të makinave të klasës luksoze. Prodhimet e 8 Series, do të dalin në shitje vitin që vjen në Evropë dhe Amerikë.