Një gepard ka sulmuar një instruktor të “Tenikwa wildlife Awareness Centre”, në Afrikën e Jugut. Skena është regjistruar nga disa turistë që ishin duke vizituar parkun. Në ndihmë të instruktorit, brenda një kafazi, ka ndërhyrë një koleg i tij, i cili ka tentuar të qetësojë kafshën. Kur gjithçka u duk se u qetësua, gepardi reagoi sërish, duke tentuar një tjetër herë të sulmojë instruktorin. Situata më pas u kthye nën kontroll dhe asnjë nuk mbeti i lënduar.
Gepardi sulmon instruktorët (VIDEO)
Leave a comment