Një krijesë gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë ka lindur nga një dele. Ngjarja shikuese raportohet të ketë ndodhur në Lady Frere, provincë lindore në Afrikën e Jugut. Fotografitë e kësaj krijese janë përhapur me shpejtësi në internet. Banorët e zonës thonë se këtë krijesë e ka dërguar djalli. Drejtori i Shërbimeve Veterinare Lubabalo Mnwebi pranoi se qengji i lindur ngjasonte me një qenie njerëzore. “Mund të konfirmojmë që fotografia nuk është mashtrim, por qengji i deformuar ka lindur nga një dele dhe që i ngjan shumë një forme njerëzore”, tha Mnwebi. Shumë prej banorëve dhe fermerëve të Lady Frere, ishin të bindur se kafshët dhe magjia kishin çuar në lindjen e krijesës së frikshme. Paniku u bë aq i madh sa që Departamenti i Zhvillimit Rural në Kepin Lindor dërgoi ekspertë për të kryer analiza pasi fotografitë e saj u përhapën me shpejtësi nga komuniteti.
Lind krijesa gjysme njeri dhe gjysmë kafshë, banorët: E ka sjellë djalli (FOTO +18)
Leave a comment