Shkup, 28 qershor – Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Dhimitris Janakakis, ku, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar për informim, kanë biseduar për mundësitë që i hapin politikat e miqësisë dhe të bashkëpunimit në frymën e respektit të ndërsjellë, që i tregojnë qeveritë e dy vendeve. U konstatua se është krijuar atmosferë pozitive për ndërtimin e besimit dhe për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë, për çka ekziston vullnet i shprehur nga të dy palët. “Dërguam sinjale pozitive për bashkëpunim të fqinjësisë së mirë, pasi Qeveria e re është e përcaktuar ndaj zbatimit të vlerave evropiane dhe të politikave të ndërtimit të urave. Marrim prapa sinjale pozitive nga fqinjët tanë, që i vlerësojmë si hap të madh në zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në hapjen e perspektivave për qytetarët dhe për Republikën e Maqedonisë”, tha pas takimit Zaev. Ai përsëriti se përcaktime strategjike të Maqedonisë janë anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe në NATO. Qeveria e re, tha ai, është fuqimisht e përqendruar ndaj procesit të nevojshëm reformues për integrimet euroatlantike, përmes miratimit të Planit konkret aksional, që tregon se sa seriozisht është e përkushtuar që ta ngrit cilësinë e jetesë së qytetarëve dhe të sigurojë përparim të shtetit. “Kryeministri Zaev edhe me këtë rast ka shfaqur shpresë se pas Malit të Zi, Maqedonia do të jetë vendi i ardhshëm anëtar i NATO-s”, qëndron në kumtesë. Ambasadori grek Janakakis, megjithatë, ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim mes vendeve në nivele të ndryshme.