Në turneun “show” të tenisit që zhvillohet çdo dhjetor në Singapor dhe Indi, me pjesëmarrjen e disa prej yjeve të këtij sporti, nuk do të marrin pjesë zvicerani Roger Federer dhe tenistja amerikane Serena Williams. Lajmin e kanë konfirmuar organizatorët e këtij turneu, që dhanë se problemet financiare dhe shitja e vogël e biletave i kanë detyruar të heqin dorë nga disa prej yjeve të këtij sporti. Serena Williams duhej të luante në Singapor këtë fundjavë, ndërsa Federer në Indi. “Me ekonominë globale gjithnjë në vështirësi dhe duke parë shitjen e vogël të biletave, vendosëm të heqim dorë nga dy yje të sportit tonë. Federer dhe Serena kanë qenë gjithnjë të pranishëm dhe shpresojmë t’i kemi mes nesh vitin tjetër”, tha Mahesh Bhupathi, pronari i turneut IPTL. Si Roger Federer ashtu dhe Serena Williams po vijojnë stërvitjen dhe pritet të rikthehen në fushë më 2 janar, në turnetë përgatitore të grand slemit të Australia Open.