Bruksel, 2 gusht – E përshëndesim Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim që më 1 gusht e nënshkruan kryeministri Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, deklaroi zëvendëssekretarja e përgjithshme e NATO-s, Rouz Gotemeler. “NATO e përshëndet frymën e bashkëpunimit që e ka bërë të mundur nënshkrimin e Marrëveshjes. Kjo marrëveshje është ngjarje e rëndësishme në krijimin e marrëdhënieve pozitive në rajon me shikim drejt të ardhmes. Zbatimi i tij do të kontribuojë për sigurinë në Ballkan, e cila është në interes të të gjithëve”, theksoi zëvendës-sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Gotemeler.