FARA LULEDIELLI. Tyrone Rodriguez, anëtar i Shoqatës së stomatologëve në Shtetin e Uashingtonit tregon për Health.com se në klinikë i kanë ardhur pacientë me dhëmbë të plasaritur nga përtypja e farave.
KUBA AKULLI. Përtypja e akullit është një ide e keqe, sepse si smalti i dhëmbëve ashtu dhe akulli përbëhet nga kristale! Kur ju vini në kontakt me forcë dy përmbajtje kristalore, njëri do të thyhet! Imagjinoni që të jetë akulli ai që do të dëmtojë dhëmbët tuaja.
UJËRAT E AROMATIZUAR DHE ME GAZ. Edhe nëse aroma nuk është e sheqerit, kjo nuk do të thotë se nuk ka acid, thotë Rodriguez. Disa ujëra përmbajnë acid limoni, i cili shkakton erozion të smaltit. Pasi smalt juaj të konsumohet, kurrë nuk do të kthehet në gjendje të mëparshme. Ndërsa shtresa mbrojtëse gërryhet, dhëmbët mund të dëmtohen më lehtë.
FRUTA TË THATA. Pasi të konsumoni fruta të thata, në ndryshim, nga ushqimet e tjera duhet të siguroheni që të shpëlani gojën, pasi mbetjet e ëmbla të frutave të thata mund të shndërrohen në një vatër bakteresh. Këto baktere prodhojnë acid, i cili pastaj shpërndahet duke shkaktuar kavitete.
PATATE TË SKUQURA. Niseshteja e patateve në kthehet në sheqer, dhe sheqeri metabolizohet në acid. Nëse ju hani këtë ushqim, duhet ta lani mirë gojën, për të mos lënë asnjë grimcë nëpër dhëmbë.
ALKOOL. Përveç sheqerit, alkooli than gojën duke rritur rrezikun e shtimit të baktereve. Është pështyma ajo që pastron gojën, por tharja e saj nga alkooli mund të sjellë jo pak probleme për shëndetin oral.