Imazhi i gjarprit përreth një shkopi është i njohur në fushën e mjekësisë. Këtë simbol pothuajse secili e ka parë në paketimet farmaceutike si dhe në spitale. Mirëpo, ne e dimë që kafshimi i gjarprit është helmues dhe shpesh-herë vdekjeprurës, prandaj ky simbol në shikim të parë duket si një montim jo i përshtatshëm për mjekësinë.
Megjithatë, emblema e lashtë e gjarprit përreth shkopit ka një histori. Ekzistojnë dy versione që e sqarojnë simbolin e mjekësisë. Sipas mitologjisë shkopi simbolizon shkopin e “zotit” madhështor Hermes, i cili ishte njeri me krah, ishte një lajmëtar ndërmjet Zotit dhe njerëzve. Thuhet se Hermes ishte edhe mjek i udhëtarëve dhe për shkak se në atë kohë, mjekët udhëtonin në distanca të mëdha në këmbë për të vizituar pacientët e tyre duhet ta kishin një shkop.
Më herët përreth shkopit ishin dy shirita të bardhë, por më vonë ata u zëvendësuan me gjarpërinjtë që lidhet me historinë e Hermesit, i cili ka treguar se me anë të shkopit i ka ndarë dy gjarpërinj luftarak dhe kështu kanë mbetur gjarpërinjtë rreth shkopit në harmoni të balancuar.
Një tjetër përshkrim gjithnjë sipas mitologjisë tregon se Asklepi, i cili ishte një gjysmëperëndi greke e mjekësisë, kishte mundësi për t’i shëruar të sëmurët dhe për t’i sjell njerëzit e vdekur përsëri në jetë; edhe ky kishte një shkop me gjarpër përreth.
Te grekët gjarpërinjtë konsideroheshin si të shenjtë dhe helmin e tyre e përdornin për shërim. Helmi i gjarpërinjve është menduar të jetë shërues dhe shihej si simbol i rilindjes dhe ripërtëritjes, prandaj edhe ka mbetur simboli i mjekësisë me një gjarpër rrotull një shkopi