Adelina Marku, opinioniste, aktiviste, njohëse e çështjeve politike dhe diplomate nëpërmes një shkrimi ka treguar arsyen e ikjes së saj nga opinioni me shkrimet e saj, kolumnat e saj mjaftë të njohura. Ajo tanimë është në Vjenë të Austrisë. Kryediplomati Bujar Osmani ia ka besuar detyrën zëvendësambasadore në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në OSBE.
Ja çfarë shkruan Adelina Marku:
Ku u zhduk Adelina!?
Meqë njihem si e zhurmshme me opinione, e sachas heshtja, për t’i shpëtuar kafshimit të ambiguitetit e interpretimeve, po ndaj me ju se
… udhëtimi-jetë- më solli në Vjenë! Më kanë besuar një detyrë shtetërore dhe në esencë , është karrike e nxehtë kjo punë!
Janë dy njerëz në jetë që më kanë besuar detyra me kaq përgjegjësi, ishte i ndjeri Z Arben Xhaferi me të cilin kam bashkëpunuar në kohë krize të rëndë, si zëdhënëse e tij sdms kur beteja për arsimin e lartë në gjuhën shqipe dhe gjatë gjëmimit të luftës për mëvetësimin shtetëror të Kosovës! I dyti është Z. Bujar Osmani që më ka besuar detyrën e zëvendësambasadores në Misionin e Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në OSBE, OKB dhe ON, në Vjenë e sidomos kur Maqedonia e Veriut për herë të parë do udhëheqë me një nga organizatat multilaterale më të mëdha në botë OSBE, e në kohën kur bota progresive perëndimore po tregon një unitet të paparë ndojhere kundër agresionit rus në Ukrainë ! Ky qenka arketipi im, pasi edhe këtë detyrë e ushtroj në një kohë gjëmimi të papresedence të agresionit rus në Ukrainë, përkrah Ambasadorit Igor Xhundev dhe një ekipi avangard të MPJ dhe MM të Maqedonisë së Veriut.
Një mikja ime e ngushtë dhe fort e dashur me vlerësoi si kritikja fisnike në krijimopinioni, e në ketë kontekst, e ndershme është ti faleminderohem publikisht Ministrit Bujar Osmani për besimin e madh të dhënë! Përderisa kolegëve e kolegeve të mia, iu janë besuar me nga 3 ose më shumë mandate diplomatike nga ana e ministrave e qeverive të ndryshme, unë e përjetoj të parin në moshë 51 vjeçare. Ky është realiteti sovran imi, sado i vonuar të jetë! E bukura e këtij mandati është besimi i dhënë e sipari i këtij lloji nga ministri Osmani, i vetmi që nuk parakaloi premtimesh boshe ( për dallim nga tjerët) ndaj e faleminderoj fort biles, e dyta- përsëri konteksti i luftës aty ku do ushtroj detyrën, e treta- vlerësimi për barazinë gjinore në përfaqësim, e të tjerat…le radhiten vetiu. Do na mirësevinte mbështetja juaj miq e mikesha!
Prezenca ime për një periudhë më të gjatë, e qofshim mirë e shëndosh mbi të gjitha, do vjen nga ky qytet kaq i bukur lazdranie femnore, Vjena! Ju ftoj të mbetemi afër e në bashkëpunim! Respekte