Shkup, 11 shkurt – Arijan Ademi pas rikthimit nga suspendimi, po luan gjithnjë më mirë e më mirë. Së fundmi futbollisti shqiptar i Dinamo Zagrebit shënoi dy gola në fitoren e skuadrës së tij 2-4 përballë Osijekut, e Muzafer Ejupit dhe Eros Grezdës. Ademi, dy golat e tij i shënoi në minutën e 38-të dhe 68-të, ndërsa një nga gjithsejtë dy golat që i shënoi Osijeku, e shënoi gjakovari Grezda, kurse Muzafer Ejupi luajti 66-të minuta, që më pas të zëvendësohet nga shoku i tij Pusic. Pas kësaj fitore Dinamo bindshëm kryeson në tabelën e klasifikimit me 53 pikë, 15 më shumë se Rijeka dhe Hajduku, por që kjo e fundit ka një ndeshje më pak.
Eurogol i Zhutës
Leonard Zhuta ka shënuar një eurogol për Rijekën në fitoren 4:0 ndaj Istras në kuadër të kampionatit kroat. Në minutën e 90-të Zhuta ekzekutoi për mrekulli gjuajtjen e lirë, gjuajtje të cilën nuk kishte aspak mundësi ta ndal portieri mysafir. Ndryshe, për futbollistin nga Struga ky ishte goli i parë sezonal në kampionatin kroat, derisa pas kësaj fitore Rijeka renditet në pozitën e dytë me 38-të pikë.
Aliji zhvillon 90-të minutat e para
Skuadra e Virtus Entella për të cilën luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare Naser Aliji, ka shënuar fitore minimale prej 1-0 si mysafir i Ternanës, në takimin e vlefshëm të javës së 25-të, të zhvilluar. Mbrojtësi kumanovar luajti 90-të minuta dhe sipas mediave italiane ai në tërësi ka arsyetuar besimin e marë nga trajneri i tij pasi ishte shtylla kryesore në krah tek skuadra e Virtus Entella. Me këtë fitore, Virtus Entella ka marrë tre pikë të mëdha me të cilat ngritë shpresat për mbijetesë në Serie B të Italisë. Skuadra e Alijit për të cilin ishte kjo ndeshja e parë në të cilën 90 minuta kaloi në fushë, ka grumbulluar 27 pikë, pas 25 javëve të luajtura, pesë më shumë se Ternana e vendit të fundit.